Fjalim i ri i zemëruar në Ankara: Erdogan kudo sheh fashistë dhe nazistë

Evropë

Fjalim i ri i zemëruar në Ankara: Erdogan kudo sheh fashistë dhe nazistë

Nga: Sherif Ramabaja Më: 26 tetor 2020 Në ora: 18:43
Rexhep Tajip Erdogan

"Islami është në një krizë", tha presidenti francez pas prerjes së kokës së një mësuesi në Paris. Si për të provuar tezën e Macronit, presidenti turk u përgjigj me fyerje. Tani Erdogan po rritet: Politikanët evropianë janë fashistë dhe hallkat e zinxhirit të nazistëve.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar politikanët evropianë si armiqësorë ndaj Islamit dhe i quajti ata "hallka në zinxhirin e nazistëve". "Armiqësia ndaj Islamit dhe myslimanëve është bërë një politikë në disa vende evropiane, që inkurajohet personalisht dhe mbështetet në nivelin e krerëve të shteteve," tha Erdogan në Ankara.

"Ju jeni, në kuptimin më të mirë të fjalës, fashistë," tha ai. "Muslimanët janë duke përjetuar një fushatë linçimi të ngjashme, me atë të zhvilluar kundër hebrenjve në Evropë para Luftës së Dytë Botërore." Erdogan ka akuzuar Evropën, dhe në veçanti kreun e shtetit francez Emmanuel Macron, për Islamofobi dhe sërish, si në fundjavë e përsëriti, dyshoi në shëndetin mendor të presidentit francez.

Debati u ndez, ndër të tjera, nga komentet e bëra nga Macron pas vrasjes së një mësuesi në Francë, i cili kishte treguar karikaturat e profetit Muhamed, si një shembull i lirisë së shprehjes në klasë.

Macron më pas mbrojti lirinë e shprehjes dhe e bëri të qartë se Franca "do të qëndroi pas karikaturave dhe vizatimeve" "edhe nëse të tjerët tërhiqeshin prej tyre". Pas prerjes së kokës së Samuel Paty, Macron kishte njoftuar gjithashtu se do të ndërmarrë veprime më të forta kundër islamizmit radikal.

 Ai foli për dëshirën për të krijuar një "Islam të Iluminizmit" që ishte "i përputhshëm me vlerat e republikës". Macron kishte thënë gjithashtu se, Islami ndodhet në "krizë".

Sipas mendimit të Erdogan, Macron po ndjek një politikë të drejtuar kundër të gjithë qytetarëve myslimanë. Armiqësia ndaj Islamit dhe myslimanëve, po përhapet "si një murtajë" në Evropë, tha Erdogan. Presidenti turk kritikoi gjithashtu një bastisje në një xhami të Berlinit për dyshimin e mashtrimit të subvencioneve të Coronës.

 "Nga këtu, natyrisht, unë gjithashtu i bëj thirrje Kancelares Merkel. Ju pretendohet se keni liri të besimit? Si mund të ndodhë që më shumë se 100 oficerë policie, të sulmojnë xhaminë gjatë një lutje në mëngjes?" Tha Erdogan. Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë në Turqi, "sepse ne kemi lirinë e vërtetë të besimit". Të Mërkurën rreth 150 oficerë policie kontrolluan disa kompani dhe një xhami në Berlin nën dyshimin e mashtrimit të subvencionit të Coronës.

Pakistani thërret ambasadorin francez

Pakistani thirri ambasadorin francez në shenjë proteste ndaj pozicionit  Francez, mbi lirinë e shprehjes dhe karikaturat e Profetit Muhamed. Deklaratat e presidentit francez janë të papërgjegjshme dhe do të hidhnin zjarr në vaj, tha Ministri i Jashtëm pakistanez Shah Mehmood Qureshi. Disa vende me shumicë popullsie myslimane, përfshirë Erdogan, kishin kërkuar më parë për bojkot të mallrave dhe markave franceze. Në Islam është e ndaluar të përshkruash profetin.

Qeveria federale kishte dënuar më parë deklaratat e Erdoganit në lidhje me Macron. "Këto janë deklarata shpifëse që janë plotësisht të papranueshme," tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert në Berlin. Kjo është e papranueshme, "veçanërisht në sfondin e vrasjes së një fanatiku islamik" kundër mësuesit frëngjisht Paty, tha Seibert.

Burimi: ntv.de, mau / dpa / AFP, nga gjermanishtja : Sherif Ramabaja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat