Rregullat e reja anti-Covid/ Protesta dhe përplasje me Policinë në disa qytete të Italisë

Evropë

Rregullat e reja anti-Covid/ Protesta dhe përplasje me Policinë në disa qytete të Italisë

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 07:50
Ilustrim

Pas prezantimit të masave të reja anti-Covid nga qeveria, Italia përfshihet nga protestat e dhunshme.

Torino, Milano, Napoli dhe Trieste ishin qytetet ku policia pati shumë punë për të ndalur irritimin e qytetarëve, raporton Ora News.

Harta e qyteteve të përfshira vijon të zgjerohet ndërsa listës pritet t’i shtohen Torino, Terni, Bari  dhe Catania. Ndërkohë, ditën e sotme në Romë janë bërë të paktën 4 arrestime.

Fillimisht protestat nisën në Napoli, ku pati përplasje me policinë, të lënduar dhe të arrestuar. Ndërsa, për katër të arrestuarit gjyqi do të fillojë në nëntor.

Nga nisja e pandemisë, Italia numëron 542,789 të infektuar dhe 37,479 viktima, raporton Ora News.

Para disa ditësh, qeveria Conte njoftoi edhe masat e reja anti-Covid. Kështu, dekreti I Giuseppe Conte përfshin mbylljen e të gjithë lokaleve dhe restoranteve pas orës 18:00 të mbrëmjes. Ndërsa nuk do të lejohen grumbullimet në mjedise të hapura dhe të mbyllura. Mbyllen teatrot, pishinat, kinematë etj.

Masat e reja do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri më 24 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat