Zonja e Parë e Armenisë në frontin e luftës, bashkë me 13 gra do të trajnohet për 45 ditë

Evropë

Zonja e Parë e Armenisë në frontin e luftës, bashkë me 13 gra do të trajnohet për 45 ditë

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 09:58
Foto Ilustrim

Ajo do të marrë në trajnim ushtarak dhe gra të tjera.

Sipas mediave armene, gruaja e kryeministrit të aktual të Armenisë, Nikol Pashinyan, së bashku me 13 gra të tjera do të trajnohen për 45 ditë.

Gratë që do të zgjidhen për të marrë pjesë në trajnim do të jenë midis 18 dhe 27 vjeç.
 
‘Nga nesër një grup prej 13 grave duke më përfshirë dhe mua do të fillojmë stërvitje ushtarake. Pas disa ditësh do të shkojmë të mbrojmë atdheun tonë.’ shkroi Hakobyan në rrjete lokale, duke shkaktuar entuziazëm dhe simpati në vend.

Në fillim të tetorit, u bë e ditur se djali i kryeministrit, Ashot Pashinyan, gjithashtu u regjistrua si vullnetar në ushtrinë armene, duke marrë pjesë në operacionet në Karabak.

Anna Hakobyan, 42 vjeç me punën e saj si ‘Zonja e Parë’ deri më tani është marrë me përmirësimin e situatës së fëmijëve me kancer në Armeni.

Hakobyan luajti një rol aktiv në mobilizimet anti-qeveritare popullore të vitit 2018, të cilat çuan në zgjedhjen e burrit të saj Nikol Pashinyan si kryeministër të vendit.

Në vitin 2018, një sondazh i kryer nga revista Woman’s World American e shpalli atë “zonjën e parë më të bukur” të vitit .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat