Lazanski: Serbia do blej gazin më të lirë, atë rus - raportet mes Moskës edhe Beogradit nuk janë rrënuar

Evropë

Lazanski: Serbia do blej gazin më të lirë, atë rus - raportet mes Moskës edhe Beogradit nuk janë rrënuar

Nga: F.B Më: 27 tetor 2020 Në ora: 10:35
Lazanski: Serbia do blej gazin më të lirë, atë rus - raportet mes Moskës edhe Beogradit nuk janë rrënuar

Ambasadori i Serbisë në Rusi, Miroslav Lazanski Lazanski vlerësoi se raportet mes Moskës edhe Beogradit iu kanë qëndruar të gjitha testeve dhe nënshkrimi i marrëveshjes së Uashingtonit nuk i ka rrënuar ato, gjë që dëshmohet me vizitën e shefit të diplomacisë ruse Lavrov, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

„Nuk di për një shtet tjetër evropian në të cilin Lavrov ka qenë dy herë në vizitë brenda një viti” tha Lazanski për “Politika”, duke përkujtuar se presidenti Putin e ka vizituar Serbinë tri herë për katër vjet.

Lazanski ka thënë se Rusia respekton neutralitetin ushtarak të Serbisë, nuk i pengon rruga evropiane e saj por do i “dhembte” nëse Serbia hyn në NATO.

„E di se disa qarqe në Beograd do të donin që për raportet mes Serbisë dhe Rusisë të ketë zhurma edhe tituj që rrëmbejnë vëmendjen, por aty nuk ka sensacion” tha ai duke shtuar se askush në Moskë nuk e thirri në bisedë pas takimit të Vuçiqit me përfaqësuesit amerikan.

„Nuk ka pasur komente negative lidhur me projektet për furnizim me energji, në fund të fundit Vuçiq ka thënë se do të furnizohen me gazin më të lirë e ai është gazi rus, sepse ai amerikan ende nuk është nisur për Evropë” tha Lazanksi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat