Arrestohen dy ish-ushtarë serbë të BeH-së, të vetëm kanë vrarë 78 civilë

Evropë

Arrestohen dy ish-ushtarë serbë të BeH-së, të vetëm kanë vrarë 78 civilë

Nga: D.G. Më: 27 tetor 2020 Në ora: 12:21
Varrezë masive (Ilustrim)

Dy ish-pjesëtarë të ushtrisë serbe të Bosnjës janë arrestuan nga policia të martën me urdhër të Gjykatës së BeH-së nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në vrasjen e më shumë se 70 civilëve në komunën e Kluçit gjatë një fushate të persekutimit etnik masiv në fillim të luftës së vitit 1992.

Siç u konfirmua nga Prokuroria e BeH-së, e cila po zhvillon hetimet mbi këtë krim të rëndë lufte, janë arrestuar Boshko Unçanin (51) nga Prijedori dhe Dragan Despot (56) nga Lanishte afër Kluçit.

Ata janë nën hetim nën dyshimin për pjesëmarrje në sulmin në fshatin Velagiç të Kluçit më 1 qershor 1992. Atëherë ata kanë kapur një grup të madh civilësh dhe i kanë sjellë para ndërtesës së shkollës fillore, duke i urdhëruar të rreshtoheshin dhe më pas të qëllonin mbi ta nga mitralozët.

Sipas hetimit, të paktën 78 civilë u vranë brutalisht në atë kohë, trupat e të cilëve më pas u transportuan me kamionë dhe u varrosën në një varr masiv, i cili u zbulua dhe të trupat janë zhvarrosur më 1996.

Unçanin dhe Despot akuzohen nga Prokuroria e BeH-së për veprën penale të krimeve kundër njerëzimit.

Komuna e Kluçit ka qenë e pushtuar nga paramilitarët serbë deri në Shtator 1995, kur u çlirua në operacionet e përbashkëta të drejtuara nga Ushtria e BeH-së, dhe Ushtria Kroate.

Sipas të dhënave në dispozicion, të paktën 700 jo-serbë u vranë gjatë okupimit të Kluç dhe vendbanimeve përreth.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat