BE: Deklarimi për gjuhën, besimin dhe kombësinë në regjistrimin në Malin e Zi të jetë i lirë

Evropë

BE: Deklarimi për gjuhën, besimin dhe kombësinë në regjistrimin në Malin e Zi të jetë i lirë

Nga: F. B. Më: 27 tetor 2020 Në ora: 16:52
BE

Ligjvënia evropiane për regjistrimin nuk përfshinë gjuhën, përkatësinë fetare edhe etnike si kategori obliguese ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero e cila ftoi pushtetin malazez që në prag të regjistrimit të forcoj resurset e Entit Kombëtar të Statistikave, shkruan “Beta”, transmeton “Bota sot”.

"Në këtë aspekt Mali i Zi trimëron se ndjek rekomandimet e statistikave evropiane për regjistrimin e popullsisë. Rekomandimi ynë është në kapitullin 18 të raportit për Malin e Zi për 2020 në lidhje me përgatitjet për regjistrim që mbeten në fuqi dhe nevojat për fuqizimin e resurseve të Entit Kombëtar të Statistikave”, ka thënë Pisonero në përgjigjen me shkrim për “Radio Evropa e Lirë”.

Ajo shtoi se të gjitha vendimet kombëtare për grumbullimin e të dhënave  rreth temave të ndjeshme të regjistrimit të popullsisë që nuk janë të rëndësishme si gjuha dhe religjioni duhet të bazohen në konsultimet publike dhe parimin e lirisë së deklarimit është vlerësuar në BE.

OJQ “Qendra për tranzicionin demokratik” nga zyrtarët e lartë shtetëror dhe mandatari për qeverinë e re ka kërkuar që në regjistrimin e popullsisë mos të mblidhen të dhëna rreth përkatësisë etnike dhe religjioze dhe gjuhën.

Qëllimi i kësaj iniciative sipas drejtoreshës së kësaj OJQ Milica Kovaçeviç është që regjistrimi të kaloj pa tensione politike, billborde, fushata edhe promovim të nacionalizmit që ishin dominuese në vitin 2011.

Mandatari për qeverinë e re Zdravko Krivokapiç ka kumtuar se kjo iniciativë është e papranueshme dhe mendim të njëjtë ndajnë edhe shumica e partive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat