Italia alarmon me shifrat ditore, gati 22 mijë të infektuar dhe 221 të vdekur nga Covid-19

Evropë

Italia alarmon me shifrat ditore, gati 22 mijë të infektuar dhe 221 të vdekur nga Covid-19

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Italia ka regjistruar sot një tjetër shifër të lartë rastesh të reja infeksionesh me COVID.

Sipas mediave vendase, në 24 orët e fundit u zbuluan 21994 persona të sëmurë, ndërsa 221 persona humbën jetën.

Rajoni që regjistroi numrin më të lartë është Lombardia, që ishte dhe rajoni më i goditur edhe gjatë valës së parë të pandemisë.

Më pas renditet Piemonte me 5035 të infektuar, Campania me 2761 dhe Lazio me 1993.

Ndërkohë po rritet presioni në spitale, pasi numri i të shtruarve në kujdesin intensive është rritur ndjeshëm, ku vetëm sot u shtruan 127 pacientë.

Vendi ka vendosur një sërë masash kufizuese, gjë që nxiti protesta dhe reagime të ashpra në shumë qytete, ku qindra italianë u ngritën për t’i kundërshtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat