Rusia shënon rekord të vdekjeve nga koronavirusi

Evropë

Rusia shënon rekord të vdekjeve nga koronavirusi

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Rusia ka regjistruar numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi brenda një dite, gjithsej 346, shkruan Reuters.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 16 mijë e 202 raste të reja me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi në Rusi ka arritur në 26,935, kurse numri i përgjithshëm i infeksioneve në 1 milion e 563 mijë persona.

Me këto shifra, Rusia është radhitur në vendin e katërt më të madh të rasteve në botë, pas SHBA-së, Indisë dhe Brazilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat