Greqia tregon “muskujt”, Mitsotakis merr timonin e nëndetëses: Do të dalim fitimtarë!

Evropë

Greqia tregon “muskujt”, Mitsotakis merr timonin e nëndetëses: Do të dalim fitimtarë!

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 14:53
Mitsotakis merr timonin e nëndetëses

Në Festën Kombëtare të Greqisë, Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka vizituar një prej nëndetëseve të shtetit helen, duke dhënë edhe mesazhe "force".

Mitsotakis, ndër të tjera, në mesazhin e tij theksoi se ai është "absolutisht i sigurt se me një ndjenjë uniteti, përgjegjësie të lartë individuale dhe shoqërore, ne do të jemi në gjendje të përballemi me këtë krizë dhe të dalim përsëri fitimtarë", ndërsa vlerësoi "shkallën e madhe të gatishmërisë operacionale, të cilën ata e kanë provuar në praktikë gjatë dy muajve të fundit".

Prej disa muajsh, Greqia dhe Turqia kanë ashpërsuar tonet, ndërsa nuk kanë munguar as stërvitjet ushtarake si teste force.

Përplasja në Egje, bëhet për pasurite e shumta të gazit.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat