“Mirë se vini në Parlamentin Europian, ku laptopët e kamerat vidhen rregullisht”- Çudit me shkrimin eurodeputetja Cramon

Evropë

“Mirë se vini në Parlamentin Europian, ku laptopët e kamerat vidhen rregullisht”- Çudit me shkrimin eurodeputetja Cramon

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 19:26
Cramon

Eurodeputetja Viola von Cramon-Taubadel, që njëherësh është edhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Europian ka çuditur teksa ka postuar disa foto në facebook.

Eurodeputetja thotë se laptopët, kamerat dhe disqet vidhen rregullisht në zyrat private të Parlamentit Europian.

“Mirë se vini në Parlamentin Evropian ku laptopët, kamerat, disqet me informacione të ndjeshme vidhen rregullisht nga zyrat private.

Zgjidhja? Bëhuni krijues, merrni kasafortën më të rëndë që keni, mbusheni me të gjitha gjërat e vlefshme dhe rrini vigjilentë! “-shkruan eurodeputetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat