Spitalet e mbingarkuara në Greqi: Nuk do të jemi në gjendje t’ia dalim

Evropë

Spitalet e mbingarkuara në Greqi: Nuk do të jemi në gjendje t’ia dalim

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 22:31
Greqi

Spitalet në Greqi po përballen me një mungesë të shtretërve, si pasojë e shtimit të numrit të rasteve të të infektuarve me COVID-19. Më shumë se 1000 persona po shtrohen nga dita në ditë në spitale, ndërkohë që doktorët po bëjnë më të mirën e mundshme për t’i trajtuar ata. Numri rekord i rasteve po mbush edhe pikat e urgjencave, ku qytetarët presin të testohen. 

Gadishulli i Atikës, i cili përfshin edhe kryeqytetin e Greqisë, rezulton të ketë mbushur 70 për qind të vendeve në spitale me raste të prekura nga COVID-19. Ndërkohë, pjesa tjetër e rajonit grek raportohet të ketë zënë rreth 45 për qind të vendeve në spitale.  

“Rritja e numrit të personave me COVID-19 është aq e madhe, saqë nëse verifikohen studimet epidemiologjike, atëherë ne do të kemi nga 4000 raste në ditë deri për Krishtlindje. Është e pamundur që  të përballohen 4000 raste, pavarësisht sa ne përpiqemi. Nëse mjekët i kalojnë kapacitetet e tyre, prapë nuk do të jemi në gjendje t’ia dalim”, tha Matina Pagonis, kryetarja e unionit tw mjekëve.

Shifrat e fundit të shkaktuara nga pandemia duken të jenë shqetësuese, sa për të ardhmen e vendit aq edhe për spitalet që nuk janë në gjendje të përballojnë të gjitha rastet pozitive. Shumica e klinikave spitalore janë të detyruara të mbyllen e të shndërrohen në salla me shtretër, ku të infektuarit mund të trajtohen.  Ekspertët thonë se sezoni i gripit mund ta përkeqësojë situatën.

“Ne gjithashtu, po hyjmë në disa muaj që do të kemi më shumë të infektuar. Në nëntor, dhjetor dhe janar, do të ekspozohemi ndaj një derivati të gripit të derrit, kështu që së bashku me këtë situatë është e vështirë që spitalet të veprojnë. Ne duhet të shohim se çfarë mund të bëjmë në mënyrë që të shmangim skenarët që pamë në Europë dhe Amerikë, ku mjekët vendosnin kush hynte në intubim dhe kush jo”, deklaron Pagonis.

Mjekët dhe ekspertet nënvizojnë se mënyra më e mire për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19 është vendosja e masave të rrepta kufizuese. Momentalisht Greqia është nën një shtetrrethim të pjesshëm, ku vendi mbyllet nga mesnata deri në orën 5 të mëngjesit.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat