Ndërron jetë ish-kryeministri i Turqisë

Evropë

Ndërron jetë ish-kryeministri i Turqisë

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 20:41
Turqi

Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare në një spital të Stambollit ish kryeministri i Turqisë, Ahmet Mesut Yılmaz.

Ylmaz, i cili shërbeu si kreu i qeverisë turke në vitet 1990, prej disa vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri.

Në maj të këtij viti ai iu nënshtrua dhe një operacioni në tru dhe gjendja e tij u përkeqësua.

Ai u emërua 3 herë si kryeministër në periudhën prej vitit 1991 deri në 1999 dhe ishte dhe një ndër drejtuesit e Partisë Mëmëdheu. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat