Qytetarë të ndryshëm, kanë publikuar pamje prekëse në mediat sociale, pas tërmetit që tronditi dje Turqinë dhe Greqinë.
Në një video të publikuar në Instagram, u shfaqën momente kur një nënë mundohet të mbulojë me trupin e saj fëmijën ndërsa banesa dridhet nga lëkundjet.
Pas disa sekondash, intensiteti i lëkundjeve ulet dhe ajo mundi që ta marrë fëmijën dhe të dalë jashtë.