Greqia në mini-izolim! Rriten infektimet, forcohen masat

Evropë

Greqia në mini-izolim! Rriten infektimet, forcohen masat

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 14:58
Ilustrim

Ka ardhur përsëri ora e vendimeve të vështira politike, ka deklaruar kryeministri Mitsotakis në një mesazh televiziv drejtuar popullit grek, mesditen e së shtunës duke shpallur nje mini lockdown thuajse në të gjithë vendin.

Prej ditës së martë, në orën 6 e 30 të mëngjesit dhe për një muaj, Greqia ndahet në dy breza nga katër që ishin deri tani sipas niveleve të rrezikshmërisë së transmetimit të virusit. Në zonën e parë hyjnë vetëm ato qytete dhe fshatra ku ka pak raste dhe ndodheshin në nivelin e parë dhe të dytë.

“Këtu do të zbatohen masat e njohura, disa prej të cilave përforcohen dhe janë mbajtja kudo e maskës si jashtë edhe brenda ambienteve publike, ndalimi i qarkullimit prej orës 12. 30 pas mesnate deri në 5 të mëngjesit, 50% e punonjësve në sektorin privat dhe shtetëror duhet të punojnë nga shtëpia , mësimet ne universitete do të zhvillohen online, nuk do të ketë tubime”, tha Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i Greqisë.

Ndërsa në zonën e dytë do të hyjnë gjithë ato qytete, komuna e fshatra që ndodheshin në nivelin e tretë dhe të katërt të rrezikshmërisë së lartë, thuajse gjithë Greqia e Veriut si dhe prefektura e Athinës dhe këtu përveç masave ekzistuese shtohen edhe të tjera ose përforcohen.

“Mbyllet gjithë sektori i restoranteve dhe tavernave, përveç atyre shërbimeve të ngrënies që dërgojnë porositë në shtëpi. E njëjta gjë do të zbatohet për vendet argëtuese, kulturore dhe sportive: Bare, kafene, kinema, muze dhe teatro, si dhe palestrat e mbyllura. Por ndryshe nga lockdown-i në pranverë, lejohen udhëtimet e njerëzve nga një prefekturë në një tjetër”, deklaroi Mitsotakis.

Gjithashtu do të mbeten të hapura ndërmarrjet e industrisë, dyqanet e shitjes me pakicë dhe shkollat në të gjithë territorin, hotelet dhe parukeritë, pasi atje të dhënat tregojnë se problemi është nën kontroll. Duke marrë shembull nga masat e Francës e Gjermanisë, kryeministri grek ka shtuar se përsëri shteti do të ndihmojë ekonomikisht personat që humbin vendet e punës si dhe sigurimet e tyre shoqërore, me kompensime, hua, përjashtime nga taksat dhe lehtësira në një paketë që shkon në 1.5 miliardë euro.
“Sepse nëse jeta mbetet një përparësi, ekonomia nuk pushon së qeni, ajo që duhet mbajtur gjallë për t’i shërbyer asaj”, ka perfudnuar Mitsotakis duke shtuar se “nëse masat sjellin rezultat, do mundemi të kemi një normalitet në fillim të dhjetorit”.

Më tej, kryeministri shtoi:

“Këtu do të zbatohen masat e njohura, disa prej të cilave përforcohen. Dhe janë mbajtja kudo e maskës si jashtë edhe brenda ambienteve publike, ndalimi i qarkullimit prej orës 12:30 pas mesnate deri në 5 të mëngjesit, 50% e punonjësve në sektorin privat dhe shtetëror duhet të punojnë nga shtëpia , mësimet ne universitete do të zhvillohen online, nuk do të ketë tubime. Mbyllet gjithë sektori i restoranteve dhe tavernave, përveç atyre shërbimeve të ngrënies që dërgojnë porositë në shtëpi. E njëjta gjë do të zbatohet për vendet argëtuese, kulturore dhe sportive: bare, kafene, kinema, muze dhe teatro, si dhe palestrat e mbyllura”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat