Tërmeti në Turqi, përdorin ekskavatorët për t’i mbajtur në “këmbë” ndërtesat e shkatërruara – vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit

Evropë

Tërmeti në Turqi, përdorin ekskavatorët për t’i mbajtur në “këmbë” ndërtesat e shkatërruara – vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 18:44
Foto

Tërmeti i fuqishëm që goditi dje Turqinë dhe Greqinë, ka shkaktuar dhjetëra viktima dhe qindra tjerë të lënduar.

E ekipet e shpëtimit janë duke bërë të pamundurën që të shpëtojnë qytetarët që kanë ngecur nën rrënojat e ndërtesave të shumta, që janë shembur nga dridhjet e fuqishme.

Madje në disa raste ata kanë përdorur ekskavatorë gjigantë, për t’i mbajtur ndërtesat të mos shemben plotësisht derisa të përfundojnë me operacionin e kërkim-shpëtimit.

Një rast i tillë është filmuar në qytetin Izmir, ku shumë ndërtesa u shemben plotësisht apo pjesërisht – e për ta evituar më të keqen, autoritetet lokale kanë urdhëruar ekipet e shpëtimit që t’i fusin në përdorim ekskavatorët që t’i mbajnë ndërtesat në “këmbë, nga frika se ato mund të shemben dhe të humbin jetën personat që kanë ngecur brenda tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat