Britania e Madhe kapërcen pragun e një milion rasteve COVID-19

Evropë

Britania e Madhe kapërcen pragun e një milion rasteve COVID-19

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 20:21
Foto ilustrim

Britania e Madhe kapërceu sot pragun e një milion raste të koronavirusit të ri me 1 011 660 raste të zbuluara, tha sot qeveria, pak para konferencës për shtyp të kryeministrit Boris Johnson në lidhje me strategjinë e tij për të luftuar sëmundjen.

Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar 21 915 raste të reja.

Vendi më i goditur në Europë, BM ka regjistruar një total prej 46 555 vdekjesh, përfshirë 326 në 24 orët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat