Italia pritet t’i vendos të hënën masat e reja për shkak të përkeqësimit nga COVID-19

Evropë

Italia pritet t’i vendos të hënën masat e reja për shkak të përkeqësimit nga COVID-19

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 23:46
Foto Ilustrim

Kryeministri italian, Giuseppe Conte pritet t’i njoftojë disa masa të reja shtrënguese, ditën e hënë, për shkak të përkeqësimit të situatës me COVID-19.

Mediat italiane raportojnë se Conte pritet të prezantojë masat e reja ku mes të cilave janë rikthimi i izolimit në zonat e rrezikuara dhe ndalimin e qarkullimit të qytetarëve mes rajoneve.

Momentalisht Italia ka vendosur disa masa duke përfshirë mbylljen e lokaleve dhe restoranteve, por përkeqësimi i ditëve të fundit po i detyron autoritetet të ndërmarrin sërish masa ekstreme.

Ditën e fundit Italia raportoi mbi 30 mijë raste të reja me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat