Gjermania dhe Republika Çeke shtojnë kontrollet kufitare pas sulmit në Vjenë

Evropë

Gjermania dhe Republika Çeke shtojnë kontrollet kufitare pas sulmit në Vjenë

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Gjermania dhe Republika Çeke kanë shtuar kontrollet kufitare pas sulmit terrorist në Vjenë.

Dy nga fqinjët e Austrisë, Gjermania dhe Republika Çeke kanë shtuar kontrollet kufitare në rast se ndonjë sulmues i dyshuar përpiqet të largohet nga vendi, raporton Reuters.

Oficerët e policisë po kryenin kontrolle të rastësishme në automjete dhe pasagjerë, tha policia çeke.

Vlen të kujtohet këtu se ne ende nuk kemi konfirmim nga autoritetet austriake për numrin e saktë të sulmuesve.

Një sulmues i dyshuar ka vdekur kurse ministri i brendshëm tha brenda natës se të paktën një person “i armatosur rëndë dhe i rrezikshëm” besohej se ishte ende i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat