Aksion policor! Sulmi në Vjenë, prangosen 14 persona

Evropë

Aksion policor! Sulmi në Vjenë, prangosen 14 persona

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 11:05
Aksion policor! Sulmi në Vjenë, prangosen 14 persona

Policia austriake ka kryer një seri kontrollesh dhe ka bërë 14 arrestime pasi një person i armatosur vrau katër persona në qendër të Vjenës, të hënën.

20-vjeçari Kujtim Fejzullai, me origjinë nga Maqedonia e Veriut, por i lindur në Austri është cilësuar si terrorist islamik që ka dalë nga burgu dhjetorin e kaluar, që u qëllua për vdekje nga policia pasi kishte qëlluar me armë kalimtarët. Siguria është rritur shumë në kryeqytetin austriak ndërsa policia nisi aksionin e kërkimit për autorë të tjerë. Por, autoritetet tani besojnë se agresori mund të ketë vepruar i vetëm. Kancelari austriak, Sebastian Kurz tha se katër viktimat, janë një grua e moshuar, një burrë i moshuar, një i ri dhe një kamariere. 22 persona të tjerë janë lënduar.

Një prej grave viktima ishte gjermane, tha ministri i Jashtëm i vendit, ndërsa i riu i vrarë ishte nga Maqedonia e Veriut. Sipas ministrit të Brendshëm, Karl Nehammer nuk ka të dhëna se një agresor i dytë është përfshirë në sulm edhe pse mundësia nuk përjashtohet. Policia po vazhdon të shqyrtojë 20 mijë video nga telefonat celularë të ngjarjes.

Grupi “Shteti Islamik” tha në një video në kanalin e tij të propagandës online se ai qëndronte pas sulmeve, pa dhënë më shumë prova. Një oficer policie që ishte qëlluar dhe plagosur nga agresori, ishte shpëtuar nga dy burra me origjinë turke.

“Unë e kapa nga këmbët, tjetri nga këmbët. Edhe disa policë ishin atje dhe ndihmuan dhe shpejt e futëm në ambulancë”.

Tre ditë zie kombëtare kanë filluar tani në vend me flamujt e ulur në gjysmështizë. Fëmijët në shkolla mbajtën një minutë zi në shkolla sot. Britania e Madhe ndërkohë ka rritur nivelin e alarmit për terrorizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat