Portugalia shpall gjendjen e urgjencës shëndetësore

Evropë

Portugalia shpall gjendjen e urgjencës shëndetësore

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 18:43
Ilustrim

E gjithë Portugalia do të jetë në një gjendje urgjence shëndetësore nga e hëna, për të paktën dy javë, për të lejuar qeverinë të forcojë kufizimet në fuqi për frenimin e epideminë së COVID-19, sipas një projektdekreti presidencial të zbuluar sot.

“Siguria ligjore e masave të miratuara ose për t’u miratuar nga autoritetet kompetente kërkon shpalljen e një gjendjeje të jashtëzakonshme, me një fushë shumë të kufizuar dhe kryesisht efekte parandaluese”, shkruhet në tekstin e firmosur nga presidenti Marcelo Rebelo de Sousa, raporton ATSh.

Ndër masat e lejuara nga ky dekret është ndalimi i drejtimit të automjetit në rrugë publike gjatë periudhave të caktuara të ditës ose në ditët e caktuara të javës.

Në parim, ky projektdekret do të miratohet nga parlamenti të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat