Hapet për lutjet e të premtes xhamia parë në Athinë pas 200 vjetësh

Evropë

Hapet për lutjet e të premtes xhamia parë në Athinë pas 200 vjetësh

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Pas disa vitesh vonesash burokratike, shkurtime fondesh dhe opozicion nga grupe fetare dhe politike, xhamia e parë e financuar nga shteti është hapur dje në Athinë, që prej vitit 1833.

Dhjetëra mijëra muslimanë nga vende si Pakistani, Siria, Afganistani apo Bangladeshi jetojnë në Athinë, por kryeqyteti nuk kishte një xhami zyrtare që prej largimit të pushtimit Otoman rreth 200 vjet më parë.

Planet për ndërtimin e një xhamie në Athinë kishin nisur prej vitit 1890 por u deshën dekada të tëra që ato të materializoheshin, prej kundërshtimeve në vendin ortodoks ku dominon nacionalizmi, burokracia e ngadaltë dhe më së fundmi kriza 10-vjeçare financiare.

Mes epidemisë së koronavirusit, vetëm një numër i kufizuar besimtarësh që mbanin maska dhe distancë nga njëri-tjetri, morën pjesë në lutje.

“Është një moment historik për komunitetin musliman të Athinës, kishin kaq kohë që luftonim për diçka të tillë”, thotë Heider Ashir, anëtar i këshillit drejtues të xhamisë. “Falë Zotit më në fund kemi një xhami të hapur dhe mund të lutemi lirisht”.

Por disa muslimanë nuk ishin të kënaqur me paraqitjen e xhamisë, e cila është një strukturë kuadrate ngjyrë gri, pa kupolë apo minare, dhe nuk ngjason me xhamitë e tjera ornamentale të Evropës.

“Nuk duket si një vend lutjeje, është vetëm një ndërtesë e vogël katrore dhe jo tërheqëse”, tha Naim El Ghandour, kreu i shoqatës së muslimanëve të Greqisë. “Ne i falenderojmë shumë për ofertën por do të luftojmë për të arritur në nivelin që meritojmë”.

Sipas shtimit të kufizimeve për parandalimin e epidemisë, grumbullimet formale të lutjeve do të ndalohen nga sot deri në 30 nëntor.

“Gjatë kësaj kohe do të lutemi në shtëpi dhe sapo izolimi të hiqet xhamia do të jetë përsëri e hapur për besimtarët,” shtoi Ashir

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat