Përshkallëzohen protestat për largimin e Lukashenkos nga posti i Presidentit në Bjellorusi

Evropë

Përshkallëzohen protestat për largimin e Lukashenkos nga posti i Presidentit në Bjellorusi

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 14:27
Bjellorusi

Protestat për largim nga posti i Presidentit për Aleksandër Lukashenko janë përshkallëzuar në Bjellorusi. Protestuesit janë mbledhur në Minsk këtë të diele për të kërkuar dorëheqjen e Lukashenkos dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Qytetarët që kanë marrë pjesë në këtë lëvizje për të rrëzuar Lukashenkon e quajnë protestën e tyre si “Marshi i Demokracisë”.

Protestat e njerëzve shihen dhe si pika kyçe e opozitës. Në protestën e sotme sipas raporteve të policisë janë ndaluar disa persona që nga fillimi i marshimit. Ndërkohë që stacionet e metrove janë mbyllur në Minsk për shkak të frikës së si do të marrë rrjedha e protestës.

Protestat në Bjellorusi kanë filluar që kur autoritetet kanë njoftuar se fituesi i votimeve në 9 gusht është Aleksandër Lukashenko. Që nga muaji gusht njerëzit kanë dal në rrugë çdo javë për të kërkuar që Lukashenko të tërhiqet dhe të mbahen zgjedhje të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat