Ndonjëherë shpejtësia shpëton jetë – Lamborghini i policisë transportoi veshkën për transplant

Evropë

Ndonjëherë shpejtësia shpëton jetë – Lamborghini i policisë transportoi veshkën për transplant

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 11:03
Foto Ilustrim

Policia me veturën Lamborghini arriti nga Padova në Romë në më pak se tre orë, me një shpejtësi mesatare prej 230 km/orë.

Policia italiane ka disa vjet në flotën e saj një Lamborghini Huracan LP-610, i cili mund të duket si i panevojshëm, por ky lajm tregon se nuk është kështu.

Një makinë e fuqishme super sportive me një motor V10 që prodhon 610 kuaj fuqi përdoret për detyra të veçanta, dhe njëra prej tyre ndodhi më 5 nëntor.

Në atë kohë, policisë iu dha detyra të transportonte veshkat për transplantim nga Padova në Romë.

Gjegjësisht, punëtorët shëndetësorë vlerësuan se mënyra më e mirë për të transportuar është në një makinë të shpejtë policie.

Ky Lamborghini ka një frigorifer dhe një defibrilator në bagazhin e saj.

Udhëtimi nga Padova në kryeqytetin italian zakonisht zgjat pesë orë, por ekipi i policisë e përshkoi atë distancë në më pak se tre orë, me një shpejtësi mesatare prej 230 km/orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat