Zbulohet drafti i rezolutës së Merkelit: Ja plani i BE-së për luftë kundër islamit radikal

Evropë

Zbulohet drafti i rezolutës së Merkelit: Ja plani i BE-së për luftë kundër islamit radikal

Nga: B.S. Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 10:41
Policë gjermanë

Edukimi i detyrueshëm i hoxhallarëve evropianë për të adoptuar të drejtat evropiane dhe vlerat evropiane, integrimi i detyrueshëm i emigrantëve dhe sanksionimi i atyre që refuzojnë, dhe zgjerimi i kompetencave të autoriteteve për të hyrë në komunikimin e koduara në internet - janë propozimet më të rëndësishme që përmbahen në projekt-rezolutën për luftë gjithëpërfshirëse evropiane kundër islamizmit radikal. propozuar nga Gjermania, si vend që mban presidencën e Këshillit të BE-së.

Berlinit në procesin e hartimit iu bashkuan Austria dhe Franca, vende që kohët e fundit kanë qenë skena të sulmeve tragjike dhe viktimave të motivuara nga islami radikal. Drafti i planit, i cili u bën thirrje të gjitha vendeve evropiane të "parandalojnë sistematikisht radikalizimin", do të diskutohet nga ministrat e drejtësisë dhe ata të brendshëm të premten dhe do të diskutohet nga udhëheqësit evropianë javën e ardhshme përmes video lidhjes. 

- Shkeljet e strukturës demokratike dhe vlerave të vendeve anëtare evropiane ose ligjet e tyre nuk duhet të merren lehtë ose të tolerohen, pavarësisht nga motivet - shkruan në draft-deklaratë.

Stili i jetesës së të tjerëve 

Insistohet se "integrimi është një rrugë e dyanshme", në të cilën shteti duhet të sigurojë një kornizë dhe mundësi që migranti të bëjë një jetë të përmbushur, kuptimplote dhe të sigurt ekonomikisht si anëtar integrues i komunitetit të ri, por më pas migrantët pritet të investojnë një përpjekje serioze dhe "aktive" për të mësuar gjuhën dhe për të pranuar vlerat e shoqërisë në të cilën tani jetojnë. Nëse vullneti i migrantëve mungon dhe nëse bëhen përpjekje për të shmangur futjen në shoqërinë e re, sanksionet do të pasojnë. Edukimi dhe trainimi mbi vlerat e përbashkëta evropiane - të drejtat e njeriut, liria e shprehjes, demokracia, të drejtat e barabarta për burrat dhe gratë dhe liria e fesë - janë themeli i integrimit të suksesshëm, thotë drafti.

Gjithashtu, drafti thekson që migrantët thjesht duhet të mësojnë se njerëzit jetojnë në mënyra të ndryshme dhe se stilet e jetës së njerëzve të tjerë janë të ndryshme nga e tyre, por që ata duhet t'i pranojnë dhe t'i tolerojnë ato "për sa kohë që janë në përputhje me ligjin". Organizatat, ato joqeveritare, që mbështesin përmbajtje që nuk mbështesin integrimin nuk do të marrin më para publike. Drafti gjithashtu bën thirrje për promovimin e edukimit fetar dhe punëtorive për hoxhallarët në BE "në përputhje me të drejtat dhe vlerat themelore evropiane". Edhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, ka folur për këtë. 

- Në mënyrë që të luftojmë kundër ideologjisë së urrejtjes, ne duhet të krijojmë Institutin Evropian për Edukimin e Imamëve sa më shpejt të jetë e mundur. Mesazhet që glorifikojnë terrorizmin duhet të hiqen menjëherë. Terroristët dhe ata që i vlerësojnë ata në Internet nuk duhet të qëndrojnë pa u ndëshkuar - mendon Michel.

Presidenti i Këshillit Evropian preku një fushë shumë të ndjeshme - komunikimin në internet dhe mediat sociale, një kanal i përshtatshëm për përhapjen e ideologjisë së urrejtjes, e cila përmendet gjithashtu në draft deklaratë. Mediat sociale dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve janë përgjegjës për të siguruar që shërbimet e tyre të mos përdoren për aktivitete të paligjshme ose për promovimin e krimit, terrorizmit ose urrejtjes, sipas një drafti që do të diskutohet përpara një rregulloreje të re mbi përmbajtjen terroriste në internet.

Prandaj, drafti i bën thirrje Komisionit Evropian të paraqesë një ligj mbi shërbimet dixhitale, për përgjegjësinë e kompanive të Internetit për përmbajtjen e paligjshme, dhe për të forcuar gjobat dhe mekanizmat e kontrollit. 

Image

Mbikëqyrja e komunikimit 

Drafti prek gjithashtu pikën shpesh të diskutueshme të mbikëqyrjes së komunikimit. Për më tepër, thuhet që qeveritë duhet të marrin në konsideratë çështjen e kriptimit të të dhënave në mënyrë që autoritetet kompetente të mund të përdorin provat dixhitale të mbledhura. Propozime të tilla deri më tani gjithnjë kanë shkaktuar polemikë në shumicën e vendeve, dhe shoqëria civile është ngritur në këmbë në vetë mendimin e kontrollit të komunikimit privat, të tilla si mesazhet e shkëmbyera nga përdoruesit në aplikacionet e komunikimit si WhatsApp, Telegram ose Viber. 

Kjo është arsyeja pse ministrat e drejtësisë të BE-së po i shqyrtojnë planet për të lejuar autoritetet të kenë qasje në mesazhet e koduara në një "mënyrë të synuar dhe ligjore", e cila në fakt është një plan i propozuar fillimisht kryesisht për të thyer ciklin e shfrytëzimit dhe abuzimit të fëmijëve dhe rrjeteve të krimit të organizuar. tani, nëse shtetet bien dakord, ajo do të përdoret kundër radikalëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat