Bashkimi Shëndetësor Evropian, nisma për një reagim të përbashkët ndaj krizave shëndetësore

Evropë

Bashkimi Shëndetësor Evropian, nisma për një reagim të përbashkët ndaj krizave shëndetësore

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 21:49
Ilustrim

Bashkimi Evropian po propozon plane për të përmirësuar përgatitjen dhe koordinimin e vendeve anëtare në rast të një emergjence të mundshme nga pandemia e koronavirusit.

Kështu, Unioni propozoi ngritjen e një “Bashkimi Evropian Shëndetësor” për të mbrojtur qytetarët nga rreziqet shëndetësore, përfshirë ato që vijnë nga COVID-19.

“Duke përforcuar mandatin e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve do të mund të bëjmë rekomandime. Do të mund të kërkojmë nga vendet anëtare që të ofrojnë të dhënat dhe informacionet, do të monitorojmë kapacitetet në spitalet e tyre, qendrat e terapisë intensive dhe stafin. Gjithashtu do të mund të dërgojmë grupe ekspertësh aty ku është e nevojshme,” – u shpreh Stella Kyriakides, komisionere e BE-së për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore

Sa i përket vaksinën që po përgatitet nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech ekspertët janë optimist.

“E di që të gjithë mezi presin ta bëjnë pa kompromentuar rregullat e sigurisë dhe cilësinë, por është ende herët. Me optimizëm, mendoj se do të jetë gati tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, por s’mund të jem më e saktë,” – tha Andrea Ammon nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Blloku prej 27 vendesh anëtare konfirmoi së fundmi se bilanci i vdekjeve nga pandemia po i afrohet kuotës së 200 mijë njësive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat