Austria heton 21 bashkëpunëtorë të mundshëm të terroristit të Vjenës

Evropë

Austria heton 21 bashkëpunëtorë të mundshëm të terroristit të Vjenës

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 18:35
Austri

Austria po heton 21 persona si bashkëpunëtorë të mundshëm të xhihadistit i cili kreu një sulm vdekjeprurës në Vjenë javën e kaluar, por shumë hollësi mbeten të panjohura, përfshirë mënyrën se si ai arriti në zonën e sulmit, thanë zyrtarët të premten.

20-vjeçari i lindur në Vjenë, i armatosur me një pushkë, pistoletë dhe hanxhar vrau katër persona në një pjesë të qendrës së qytetit me shumë lokale dhe ku ndodhej edhe sinagoga kryesore e Vjenës, e cila ishte e mbyllur në atë kohë. Ai u qëllua për vdekje nga policia.

"Askush tjetër nuk u përfshi menjëherë në kryerjen e këtij krimi në 2 nëntor. Ajo që ende nuk mund të themi përfundimisht është se në çfarë mase bashkëpunëtorët i dhanë mbështetje përpara sulmit," tha zyrtari i policisë që drejtoi hetimin, Michael Lohnegger, në një konferencë për shtyp.

Zëdhënësja e Zyrës së Prokurorëve të Vjenës, Nina Bussek tha se numri i personave të paraburgosur për sulmin ishte i pandryshuar,  10 dhe 21 persona në total ishin nën hetim, të moshës 16-28 vjeç. Ende nuk dihen bashkëpunëtorët e tjerë që po kërkohen.

Austria ka pranuar një dështim të punës së shërbimti sekret para sulmit, pasi ka keqpërdorur informacionin se sulmuesi u përpoq të blinte municion në Sllovaki në korrik dhe se ishte takuar me islamikë të huaj të njohur atë muaj - dy nga Gjermania që ishin nën mbikëqyrje dhe dy nga Zvicra që kishin qenë të arrestuar.

Mbetet e paqartë se si sulmuesi që mbante armë, municion dhe një rrip eksplozivësh arriti deri në qendër të qytetit më shumë se 10 ditë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat