Prokurorët francezë: Sulmet në Paris dhe në Nicë ishin të lidhura

Evropë

Prokurorët francezë: Sulmet në Paris dhe në Nicë ishin të lidhura

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 20:59
Sulmuesi, i identifikuar vetëm si Abdoulakh A,. ishte qëlluar për vdekje.

Burri i dyshuar se theri për vdekje tre njerëz në një kishë në Nicë të Francës kishte në telefonin e tij fotografi të burrit që i preu kokën mësuesit në Paris 13 ditë më herët, kanë thënë prokurorët të premten.

Zbulimi i fotografive në telefonin e 21-vjeçarit Brahim al-Aouissaoui, i cili u plagos nga policia gjatë sulmit të 29 tetorit, mund të tregojë motiv të përbashkët prapa dy sulmeve.

Prokurororët anti-terrorist thanë në një komunikatë lëshuar mediave se nga ekzaminimi i telefonit të Aouissaouit janë nxjerrë imazhe të lidhura me grupin e Shtetit Islamik. Prokurorët nuk thanë se çka ishin ata ose si ishin të lidhur me grupin, raporton Reuters.

Mësuesi Samuel Paty ishte vrarë nga një burrë me origjinë çeçene dhe para sulmit ai kishte regjistruar një mesazh duke thënë se donte ta ndëshkonte Patyn sepse ky i fundit kishte treguar karikatura të Profetit Muhamed gjatë ligjëratës para nxënësve.

Sulmuesi, i identifikuar vetëm si Abdoulakh A,. ishte qëlluar për vdekje.

Zyrtarët francezë pas sulmeve i kanë mbrojtur të drejtat për t’i publikuar këto karikatura, me arsyetimin se është çështje e lirisë së shprehjes.

Deri tash, e vetmja lidhje që prokurorët kanë nxjerrë mes sulmit në Paris dhe atij në Nicë është mtoda e përdorur. Në të dyja rastet, sulmuesit kanë përdorur thikë dhe kanë tentuar t’ua heqin kokat viktimave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat