​Greqia mbyll shkollat fillore dhe kopshtet

Evropë

​Greqia mbyll shkollat fillore dhe kopshtet

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Greqia merr një tjetër masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit, duke vendosur mbylljen e shkollave fillore dhe kopshteve.

Ministrja e Arsimit, Niki Kerameos tha se fëmijët do të zhvillojnë mësim online dhe nëpërmjet platformave alternative. Vendimi vjen një javë pasi Greqia hyri në izolimin e dytë.

Një javë pas izolimit të dytë, Greqia merr një tjetër masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit, duke vendosur mbylljen e shkollave fillore dhe kopshteve. Vendimin e njoftoi ministria e Arsimit Niki Kerameos, në një konferencë për shtyp.

“Nga e hëna, 16 nëntor dhe për dy javë, operacioni i drejtpërdrejtë i strukturave të arsimit fillor është pezulluar në të gjithë vendin. “Kopshtet dhe shkollat fillore mbeten të mbyllura, si dhe Gjimnazet dhe Liceun e vendit, deri më 27 nëntor”, tha zonja Kerameos.

Qëllimi për mbylljen e shkollave në të gjithë Greqinë është ulja e lëvizshmërisë dhe ndalimi i valës së dytë të pandemisë së koronavirusit.

Mësuesit tashmë kanë informuar prindërit e nxënësve të tyre për regjistrimin e fëmijëve në platformat e-mësimit.

Sugjerimi i specialistëve të sëmundjeve infektive për mbylljen e shkollave fillore u bë në fillim të javës dhe kishte të bënte me Selanikun. Sidoqoftë, përhapja e pandemisë po ndryshon të dhënat, pasi gjithnjë e më shumë zona kanë hyrë dhe po hyjnë në “zonën e kuqe”.

Në total numri i të prekurve me COVID-19 në Greqi ka arritur mbi 69 mijë, ndërkohë numri i viktimave ka shkuar 997.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat