Po pastronte armën e shërbimit, polici vret pa dashje gruan

Evropë

Po pastronte armën e shërbimit, polici vret pa dashje gruan

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 21:29
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë dhe njëkohësisht e dhimbshme me pasojë vdekjen ka ndodhur në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në Renti, pasditen e kësaj të shtune ku dyshohet për shkak të pakujdesisë.

Sipas mediave vendase një oficer policie, teksa ka qenë duke pastruar armën e shërbimit, pa e ditur që në të ndodhej një plumb ka qëlluar bashkëshorten.

Ai ka shkrepur armën, duke e lënë gruan të vdekur në vend.

Një ekip policor shkoi në vendngjarje për të sqaruar rrethanat.

Pas kryerjes së verifikimeve do të përcaktohet edhe shkaku i vërtetë i kësaj ngjarje, e cila dyshohet të ketë qenë pakujdesia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat