Vdesin dhjetë pacientë nga zjarri që shpërtheu në një spital në Rumani

Evropë

Vdesin dhjetë pacientë nga zjarri që shpërtheu në një spital në Rumani

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 21:58
Rumani

Dhjetë persona kanë vdekur pas një shpërthimi të zjarrit në një spital në Rumani. Rasti ka ndodhur gjatë së shtunës në qytetin 

Piatra Neamt, ku sipas Reuters, zjarri ka shpërthyer në njësitin e kujdesit intensiv, ku po qëndronin pacientët e infektuar me koronavirus.

Autoritetet akoma nuk kanë dhënë informacione se çka e shkaktoi zjarrin ndërsa thuhet edhe një dhomë tjetër është prekur nga flakët.

Bëhet e ditur se kanë mbetur të lënduar shtatë persona, ndërsa prokuroria ka filluar hetimet lidhur me rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat