Ngordh macja që jetoi për 12 vjet brenda një kishe në Londër

Evropë

Ngordh macja që jetoi për 12 vjet brenda një kishe në Londër

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 22:03
Emrin e kishte Doorkins Magnificat.

Në një natë dimri të vitit 2008, një mace e uritur ishte afruar pranë Katedrales Southwark në Londër. Prej atëherë, macja s’doli prej aty.

Ishin bërë 12 vjet që ajo u bë banore në këtë kishë. Kotelja, shpejt gjeti familjen e vet.

Por pas 12 vjetësh, macja ka ngordhur. 

Image

Ajo ishte emëruar nga peshkopi. Emrin e kishte Doorkins Magnificat.

Ajo kishte rrëmbyer zemrat e gjithë vizitorëve madje ishte bërë aq komode, saqë u bë pjesë e komunitetit të kishës.

Megjithëse macja ka ngordhur gati një muaj më parë, ajo tash është përkujtuar nga kisha duke ua kujtuar njerëzve dashurinë që kishin për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat