Gjermania përgatitet për vaksinim: Nuk ka doza për të gjithë, kush shpëtohet së pari sipas Merkel!

Evropë

Gjermania përgatitet për vaksinim: Nuk ka doza për të gjithë, kush shpëtohet së pari sipas Merkel!

Nga: F.B Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 09:10
Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se personali i punësuar në shtëpitë për kujdesin e të vjetërve dhe shfrytëzuesit e tyre do të jenë të parët që do të kenë mundësi për vaksinim kundër virusit Corona, ka njoftuar AP, transmetojnë “Alo” dhe “Bota sot”.

Ky është qëndrimi i Merkel pas njoftimit se Gjermania ka vaksinën dhe se ajo do nis të iu ofrohet së shpejti qytetarëve.

Merkel ka thënë se sapo të jetë e gatshme vaksina kundër virusit Corona, të punësuarit dhe ata që jetojnë në shtëpi të pleqve do të jenë prioritet.

Llogaritet se aktualisht në shtëpi të pleqve anekënd Gjermanisë jetojnë gati një milionë njerëz.

Gjermania ka porositur rreth 100 milionë doza të vaksinën kundër gripit nga kompanitë që kanë krijuar vaksinën “Bajontek” dhe “Fajzer”.

Sipas të dhënave zyrtare në Gjermani nga fillimi i pandemisë me virusin Corona deri tani janë prekur 773 mijë e 556 persona, ndërsa si pasojë e infektimit nga kjë sëmundje kanë vdekur 12 mijë e 378 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat