Masat e reja antiCOVID në Austri, mbyllen shkollat dhe dyqanet

Evropë

Masat e reja antiCOVID në Austri, mbyllen shkollat dhe dyqanet

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Austria do të mbyllë shkollat dhe dyqanet jo thelbësore, dy javë pasi bllokimi i pjesshëm nuk dhanë rezultate në parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, nëpërmjet një konference për media njoftoi se masat e reja do të hynë në fuqi që martën dhe do të zgjasin deri më 6 dhjetor, shkruan Euronews.

Lëvizja e lirë do të kufizohet në mënyrë rigoroze, gjithashtu do të kufizohet numri i stafit të punëtorëve në vende të ndryshme të punës, po do mbyllen pazaret e ndryshme dhe fitneset.

Të gjitha dyqanet do të mbyllen përveç dyqaneve të ushqimit, farmacive, bankave, zyrave postare dhe të tjerave që konsiderohen të domosdoshme.

Kujtojmë se shkollat e mesme dhe universitetet tashmë ishin mbyllur, por nga java tjetër edhe shkollat fillore do fillojnë mësimin online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat