​Franca i afrohet numrit 2 milionë të prekur me koronavirus

Evropë

​Franca i afrohet numrit 2 milionë të prekur me koronavirus

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Franca po i afrohet numrit prej dy milionë të infektuar me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë dhe ky prag mund të kapërcehet nesër, njoftoi Instituti lokal i Shëndetit Publik.

Pikërisht një milion e 981,827 njerëz u infektuan në Francë, pasi 27.228 njerëz u infektuan me koronavirus sot.

44.548 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i epidemisë dhe 302 kanë vdekur në 24 orët e fundit.

Karantina e dytë u vendos në Francë më 30 tetor dhe do të zgjasë të paktën deri më 1 dhjetor. Karantina e parë në Francë, me 67 milionë banorë, u fut më 17 mars, në mesin e valës së parë të epidemisë dhe zbutja graduale filloi në gjysmën e parë të majit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat