Macron nuk pajtohet me ministren gjermane: Evropa duhet të jetë e pavarur në mbrojtjen e vet

Evropë

Macron nuk pajtohet me ministren gjermane: Evropa duhet të jetë e pavarur në mbrojtjen e vet

Nga: B.S. Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 11:06
Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron ka kritikuar Këshillin e Sigurimit dhe u ka bërë thirrje kombeve evropiane të marrin sovranisht përgjegjësinë për mbrojtjen e tyre siç bëjnë ShBA-të dhe Kina, në një intervistë për revistën Grand Continent, raportuan agjensitë të hënën. 

"Duhet të them se Këshilli i Sigurimit nuk merr më vendime të dobishme," u citua nga dpa-ja të ketë thënë Macron.

Franca është një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, së bashku me Shtetet e Bashkuara, Kinën, Rusinë dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe secili ka një veto. Shtetet e Bashkuara tradicionalisht kanë bllokuar rezolutat kritike ndaj Izraelit dhe Rusia, ndër të tjera, ka parandaluar vendosjen e sanksioneve në Siri.

Evropa duhet të jetë më e pavarur në mbrojtjen e saj, tha Macron në një intervistë. "Shtetet e Bashkuara do të na respektojnë si aleatë nëse e marrim veten seriozisht dhe nëse jemi sovran në mbrojtjen tonë," tha ai.

Mbrojtja autonome

Ai hodhi poshtë komentet e Ministres gjermane të Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila i tha Politico më 2 nëntor se Evropa duhet të mbetet e varur nga mbrojtja ushtarake e ShBA-së në të ardhmen e afërt, shkruan Reuters.

"Unë nuk pajtohem plotësisht me mendimin e ministres gjermane të mbrojtjes," tha Macron, duke shprehur besimin se kancelarja gjermane Angela Merkel ndan mendimin e tij. "Ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë autonominë tonë siç bëjnë Shtetet e Bashkuara dhe Kina për veten e tyre."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat