Erdogan kërkon ta dërgoj ushtrinë turke në Azerbajxhan

Evropë

Erdogan kërkon ta dërgoj ushtrinë turke në Azerbajxhan

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 16:19
Tayyip Erdogan

Sot, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërkoi leje nga parlamenti për të dërguar ushtrinë në Azerbajxhan.

Ushtria turke duhet të marrë pjesë në misionin e vëzhgimit të armëpushimit ruso-turk në Nagorni-Karabaku.

Në një kërkesë drejtuar parlamentit, Erdogan po kërkon miratimin që të dërgojë trupat për të krijuar një “qendër koordinimi” me Rusinë, e cila do të monitorojë respektimin e armëpushimit, raporton AA.

Trupat e dërguar nga Turqia, një vend që mbështet Azerbajxhanin, “do të marrin pjesë në aktivitetet e qendrës së koordinimit që do të krijohet me Rusinë” dhe “do të sigurojnë respektimin e armëpushimit”, thuhej në kërkesë.

Ky autorizim i vendosjes, i cili duhet të jetë vetëm një formalitet, do të jetë i vlefshëm për një periudhë prej një viti dhe numri i ushtarëve të vendosur do të përcaktohet nga Erdogan.

Azerbajxhani dhe Armenia kanë nënshkruar një marrëveshje, e cila përfundoi konfliktin disa javor në Nagorni-Karabak, një rajon i shkëputur i Azerbajxhanit me një popullsi shumicë armene.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat