Belgjika e ofron falas vaksinën kundër COVID-19

Evropë

Belgjika e ofron falas vaksinën kundër COVID-19

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Belgjika do të vaksinojë falas rreth 70 për qind të popullsisë së saj.

Qeveria belge tha të hënën se synon të ofrojë çdo vaksinë të koronavirusit në dispozicion për rreth 70% të popullsisë, rreth tetë milionë njerëz dhe atë falas, raporton AFP.

Vaksinimi nuk do të jetë i detyrueshëm, shtoi Ministri i Shëndetësisë Frank Vandenbroucke ndërsa ai dhe homologët rajonalë morën pjesë në një konferencë ndërministrore të shëndetit.

“Objektivi është të vaksinohen të paktën 70 përqind të popullsisë. Grupet e përparësisë do të përcaktohen në bazë të mendimit shkencor dhe debatit shoqëror”, deklaroi Vandenbroucke.

“Vaksinimi do të jetë falas për çdo qytetar”, shtoi ai.

Belgjika, me 11.5 milionë banorë, ka regjistruar gati 540,000 raste të koronavirusit dhe më shumë se 14,000 vdekje deri më sot. Shkalla e vdekjes së saj për milion banorë është një nga më të këqijat në Evropë.

Si një vend anëtar i BE, Belgjika është e angazhuar në procedurat e bllokut për blerjet me shumicë të vaksinave anti-Covid-19 sapo ato të shfaqen në muajt e ardhshëm.

Më herët të hënën, Brukseli tregoi se po nënshkruante një kontratë me kompaninë farmaceutike gjermane CureVac për një tjetër vaksinë potenciale kundër COVID-19, duke e çuar në pesë numrin e vaksinave në portofolin e bllokut dhe një të gjashtën në rrugë nga firma amerikane Moderna.

Vetë Belgjika është regjistruar deri më tani për të marrë 7.7 milion doza nga AstraZeneca (administruara në dy doza) dhe 5.5 milionë të tjera nga Johnson & Johnson, njoftoi agjencia kombëtare e lajmeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat