Zgjohet me shpërthime vullkani në Itali, shtylla e hirit një kilometër e gjatë

Evropë

Zgjohet me shpërthime vullkani në Itali, shtylla e hirit një kilometër e gjatë

Nga: B.S. Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 12:43
Vullkani Stromboli

Vullkani Stromoboli në Itali është rizgjuar. janë regjistruan shpërthime që hodhën në erë një shtyllë hiri një kilometër të gjatë.

Vullkani Stromboli, në ishullin me të njëjtin emër jo shumë larg nga Siçilia, ka qenë aktiv për 2500 vjet, dhe tani  është zgjuar përsëri, duke mbuluar disa vendbanime me hi pas shpërthimit, transmeton "Il Matino"-ja italiane.

Shoqata Italiane për Vullkanologji njoftoi se rrjedha piroklastike e shkëmbinjve dhe gazit me ngjyra të ndezura që u hodhën gjatë shpërthimit, përfshiu rrethinat e kraterit, por gjithashtu arritën në det, duke u larguar nga bregu deri në 200 metra.

"Kamerat e sigurisë regjistruan një shpërthim me intensitet të lartë në zonën qendrore-jugore", tha Instituti Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.

Sipas tyre, shpërthimi dhe shkarkimi i hirit dhe rrjedhës piroklastike zgjati për rreth katër minuta.

Ky është i fundit në një seri shpërthimesh në Stromboli, kështu që banorët e ishullit kanë frikë nga një shpërthim më i madh vullkanik. Stromboli ishte gjithashtu aktiv pesë ditë më parë, kur ndodhi një shpërthim i vogël, ndërsa në një seri shpërthimesh që ndodhën në korrik, një person u vra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat