Vuçiqi për vdekjen e patriarkut Irinej: Njerëzit si ju nuk ikin kurrë

Evropë

Vuçiqi për vdekjen e patriarkut Irinej: Njerëzit si ju nuk ikin kurrë

Nga: B.S. Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 09:44
Patriarku serb Irinej e Aleksandar Vuçiqi

Patriarku i Kishës ortodokse serbe Irinej ka vdekur sot si rezultat i infeksionit me koronavirus dhe vdekja e tij u konfirmua nga kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqi në profilin e tij zyrtar në Instagram të premten.

Vuçiqi ka postuar një foto në Instagram me patriarkun Irinej dhe ka shkruaar: "Pata nderin t'Ju njoh. Njerëz si ju nuk ikin kurrë...".

Patriarku serb ka vdekur në moshëm 90-vjeçare në spitalin mjekësor-ushtarak Karaburma në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat