Francë: Rrahu për vdekje e më pas i dogji trupin, dënohet 36-vjeçari

Evropë

Francë: Rrahu për vdekje e më pas i dogji trupin, dënohet 36-vjeçari

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 00:36
Francë: Rrahu për vdekje e më pas i dogji trupin, dënohet 36-vjeçari

Jonathann Daval, 36-vjeç, është dënuar sot nga një gjykatë në Francë, pasi akuzohen për vrasjen e gruas të tij. Po ashtu mbi 36-vjeçarit rëndonte dhe akuza për zhdukjen e trupit të viktimës, pasi e kishte djegur atë pasi e kishte vrarë.

Trupi i djegur i Alexia Daval u gjet në një pyll pranë qytetit veri-lindor të Greit në tetor 2017, ku dhe u arrit që të zbulohej krimi që tronditi vendin. .

Jonathann Daval, fillimisht raportoi në polici për zhdukjen e gruas së tij, duke i thënë se ajo kishte dalë për vrap dhe nuk ishte kthyer më, por më pas u zbulua dhe krimi.

Pas marrjes në pyetje Dala tregoi të krimin, duke u shprehur se e kishte rrahur për vdekje dhe më pas i kishte djegur trupin për të zhdukur gjurmët.

Në sallën e gjyqit 36-vjeçari ka qëndrua ri qetë dhe vetëm i ka kërkuar falje prindërve të gruas të tij për atë që kishte bërë. 36-vjeçari ishte pasiv ndërsa vendimi u lexua të Shtunën. Ai më herët tha “më fal” ndërsa shikonte

Si ka ndodhur ngjarja?

Alexia Daval ishte një bankiere 29-vjeçare. Burri i saj e raportoi atë të zhdukur në tetor 2017, duke thënë se ajo nuk ishte kthyer pasi kishte dalë për vrap.

Trupi i saj u gjet dy ditë më vonë, pjesërisht i djegur dhe i mbuluar nga degët në një pyll larg rrugës së saj të zakonshme të vrapimit.

Vdekja e saj frymëzoi një marshim prej 10,000 njerëzve në qytetin Grey, po ashtu mijëra gra nderuan atë duke bërë një ecje simbolike në disa qytete të Francës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat