Turqi/ 5.532 raste të reja dhe 3.233 të shëruar nga COVID-19

Evropë

Turqi/ 5.532 raste të reja dhe 3.233 të shëruar nga COVID-19

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 09:52
Turqi

Turqia raportoi 5.532 raste të reja me  COVID-19 dhe 3.233 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 440.805, ndërsa numri i të shëruarve në 370.825, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 12.219, me 135 viktima të reja. Ndërkaq, mbi 152 mijë teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 17 milionë.

Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 4.121, ndërsa 3,8 për qind vuajnë nga pneumonia.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në një postim në Twitter u bëri thirrje njerëzve të ndiqnin udhëzimet e sigurisë, duke thënë se numri i pacientëve në gjendje kritike dhe humbja e jetëve është i dhimbshëm.

Duke filluar nga kjo javë, Turqia ka vendosur orë policore të pjesshme gjatë fundjavës si pjesë e përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat