Trupa të zbuluar nga hiri në Itali

Evropë

Trupa të zbuluar nga hiri në Itali

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 10:45
Trupa të zbuluar nga hiri në Itali

Mbetjet skeletore të asaj që besohet të ketë qenë një njeri i pasur dhe skllavi i tij mashkull duke u përpjekur t’i shpëtonte vdekjes nga shpërthimi i malit Vesuvius gati 2,000 vjet më parë, janë zbuluar nga zyrtarë arkeologjik të Pompeit në parkun arkeologjik në Itali thanë të shtunën.

Pjesë të kafkave dhe eshtrave të dy burrave u gjetën gjatë gërmimit të rrënojave, nga ajo që dikur ishte një vilë elegante me një pamje panoramike të Detit Mesdhe, në periferi të qytetit antik Romak të shkatërruar nga shpërthimi i vullkanit në vitin 79 pas Krishtit.

Zyrtarët e Pompeit thanë se burrat me sa duket shpëtuan nga rënia fillestare e hirit nga Mali Vesuvius dhe më pas i’u nënshtruan një shpërthimi të fuqishëm vullkanik që ndodhi mëngjesin tjetër. Shpërthimi i mëvonshëm “siç duket pushtoj zonën në shumë pika, duke rrethuar dhe varrosur viktimat në hi”, thanë zyrtarët e Pompeit në një deklaratë.

Eshtrat e dy viktimave, të shtrirë pranë njëra-tjetrës në shpinë, u gjetën në një shtresë hiri gri të paktën 2 metra (6.5 këmbë) të thellë, thanë ata.

Duke gjykuar nga kockat e kafkës dhe dhëmbët, një nga burrat ishte i ri, me gjasë nga mosha 18 deri në 25 vjeç, me një shtyllë kurrizore paksa të shtrembër. Ky zbulim bëri që arkeologët të hipotezonin se ai ishte një i ri që bënte punë fizike, si ai i një skllavi punëtor.

Njeriu tjetër kishte një strukturë të fortë kockore, veçanërisht në zonën e gjoksit, dhe vdiq me duart në gjoks dhe me këmbët e përkulura. Ai u vlerësua të ketë qenë 30-40 vjeç, thanë zyrtarët arkeologë të Pompeit. Fragmente të bojës së bardhë u gjetën afër fytyrës së burrit, ndoshta mbetje të një muri të sipërm të shembur, thanë zyrtarët, shkruan The Indenpedent.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat