Macron propozon sistem donacionesh për vaksinimin e grupeve prioritare në shtetet në zhvillim

Evropë

Macron propozon sistem donacionesh për vaksinimin e grupeve prioritare në shtetet në zhvillim

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 16:10
Macron

Pandemia e koronavirusit dhe shpërndarja e vaksinës ishin çështjet dominuese, në çelje të samitit vjetor të G20-tës, i organizuar këtë vit nga Arabia Saudite.

Delegatë e krerë shtetësh, u detyruan të takohen virutalisht këtë vit, mes frikës së infektimit. Në fjalimin e tij, mbreti Salman u bëri thirrje liderëve të G20-ës që të “adresojnë dobësitë e ekspozuara nga kjo krizë dhe në të njëjtën kohë të mbrojnë jetën e njerëzve”.

Presidenti francez Emanuel Macron, tha se bota ka nevojë për një pergjigjie të koordinuar e të bashkuar për ta luftuar pandeminë. Ai propozoi  krijimin e një sistemi donacionesh për vaksinimin e grupeve më të riskuara në shtetet në zhvillim.

“Sot duhet t’i përgjigjemi një krize shëndetësore që kërcënon jetët e miliona njerëzve. Përgjegjësia është historike dhe duhet patjetër të kemi një reagim të efektshëm e të koordinuar. Sugjeroj krijimin e një sistemi donacionesh për vaksinimin e grupeve prioritare në vendet në zhvillim”, u shpreh Macron.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se i gjithë njerëzimi duhet të ketë qasje ndaj vaksinës dhe se vendi i tij është i gatshëm ti ofrojë shteteve në nevojë vaksiën Sputnik V.

Një ditë para nisjes së samitit, sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres njoftoi se ndërsa 10 miliardë dollarë ishin investuar në përpjekjet për krijimin e vaksinës dhe terapive të tjera, 28 miliardë dollarë nevojiteshin për prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave rreth botës. Ai u kërkoi më shumë shteteve të G20 të bëhen pjesë e Covax, iniciativa ndërkombëtare për shpërndarjen e vaksinës në mbarë globin. SHBA ka refuzuar të bëhët pjesë, mes akuzave të Donald Trump se Covax ndikohej nga OBSH, e korruptuar, siç e cilëson dhe Kina. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat