Protesta në Bjellorusi, arrestohen dhjetëra persona

Evropë

Protesta në Bjellorusi, arrestohen dhjetëra persona

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

Policia e Bjellorusisë arrestoi dhjetëra persona në Minsk të dielën gjatë protestave më të fundit anti-qeveritare, të cilat shpërthyen që nga zgjedhjet e diskutueshme presidenciale në gusht.

Mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit bjellorus dhe policia përdori granata për të shpërndarë turmën, raportuan disa media të Bjellorusisë.

Grupi i të drejtave Vesna-96 tha se 70 persona ishin arrestuar deri më tani, raporton Reuters.

Opozita ka organizuar protesta të rregullta që nga gushti, duke akuzuar Presidentin Alexander Lukashenko për manipulimin e zgjedhjeve për të zgjatur kontrollin e tij 26-vjeçar në pushtet. Ai mohon mashtrimin elektoral dhe ka refuzuar të japë dorëheqjen.

Tubimet në rrugë u ndezën përsëri pas vdekjes së një protestuesi 31-vjeçar anti-qeveritar Roman Bondarenko, i cili ndërroi jetë në spital në fillim të këtij muaji pas asaj që demonstruesit thanë se ishte rrahur rëndë nga forcat e sigurisë.

Ministria e brendshme e mohoi përgjegjësinë për vdekjen e Bondarenko, duke thënë se ai u vra në një përleshje me civilët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat