Gjermania ka regjistruar mbi 10 mijë raste të reja me koronavirus

Evropë

Gjermania ka regjistruar mbi 10 mijë raste të reja me koronavirus

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 10,864 në 929,133, treguan të hënën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infective, raporton Reuters.

Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 90 në 14,112, tregoi shifra.

 

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,29 milionë njerëz, kurse mbi 36,9 milionë janë shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat