Parisi ndez dritat për Krishtlindje

Evropë

Parisi ndez dritat për Krishtlindje

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 09:39
Paris

Kryeqyteti francez Parisi ka ndezur dritat për Krishtlindje të dielën në mbrëmje.

Dritat shumëngjyrëshe zbukuruan rrugët e Ville Lumière përgjatë Champs-Elysées, Avenue Montaigne, Place Vendôme në Paris, shkruan Euronews.

Dritat do të qëndrojnë të ndezura deri më 6 janar, nga ora 17:00 deri në 02:00 të mëngjesit dhe tërë natën nga 24 dhjetori deri më 31 dhjetor.

Ceremonia u përcjellë nga një numër shumë i vogël i njerëzve pasi Parisi mbetet nën kufizime të rrepta bllokimi për shkak të pandemisë COVID-19.

Lëvizja në qytet lejohet vetëm për gjëra thelbësore dhe blerje ushqimesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat