Nikolaidis: Pa Amfilohijen e Trumpin ideja e Serbisë së madhe do të dështojë

Evropë

Nikolaidis: Pa Amfilohijen e Trumpin ideja e Serbisë së madhe do të dështojë

Nga: B.S. Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 09:45
Andrej Nikolaidis

Njeriu nuk duhet të jetë tepër inteligjent, mjafton të kesh sinqeritet elementar dhe të thuash se projekti i "Serbisë së Madhe" nuk ka vdekur, thotë shkrimtari e kolumnisti ulqinak Andrej Nikolaidis. 

"Ideja është e gjallë, bartësit e saj janë gjallë e mirë. Ata prisnin një zhvendosje të vogël në skenën gjeopolitike dhe kjo zhvendosje e vogël ndodhi kur Donald Trumpi erdhi në pushtet. Gjërat ndryshuan dhe Vuçiq u përpoq. Tani, nëse ata e quajnë atë "bota serbe" ose "Serbia e Madhe" - nuk ka rëndësi", thotë Nikolaidis në një intervistë për gazetën "Autonomija".

Ai, megjithatë, është i bindur se ky projekt do të dështojë. 

"Përpjekjet për ta arritur këtë janë duke u zhvilluar. Unë mendoj se s'do të ketë gjë prej kësaj, jo për shkak të meritës së sovranistëve malazezë ose për shkak të guximit dhe vendosmërisë së të ashtuquajturit Mal i Zi qytetar, por thjesht sepse Bideni është në pushtet tani dhe Trump nuk është më. Në një farë mënyre, gjërat janë të hapura, dhe kur ato janë të hapura, ekziston mundësia që gjithçka të përfundojë në katastrofë. Nga ana tjetër, ekziston një mundësi e vogël që diçka shpëtimtare të ndodhë dhe diçka që çon në shërimin e shoqërisë malazeze. Siç thashë, ajo që më shqetëson për momentin është mungesa e plotë e artikulimit politik të çdo ideje progresive. Për momentin, partitë qytetare dhe sovraniste në Malin e Zi jo vetëm që nuk transmetojnë ndonjë ide progresive, por nuk transmetojnë asnjë ide. Ata mezi lëshojnë shenja jete", thotë Nikolaidis.

Në këtë kontekst ai e ka përmendur edhe patriarkun e kishës serbe në Mal të Zi, Amfilohije Radoviq, i cili ka vdekur para do ditësh nga pasojat e virusit korona. Nikolaidis ka thënë se kushdo të vijë në vendin e tij, nuk do të ketë ndikim politik çfarë e ka pasur Amfilohije.

Ai ka thënë se lëvizja qyetare URA e Dritan Abazoviqit është "parti tajkunësh" dhe se i ka sjellë në pushtet klerikalistët proserbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat