Oficeri francez: Srebernica ndodhi me fajin e Francës

Evropë

Oficeri francez: Srebernica ndodhi me fajin e Francës

Nga: B.S. Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 10:10
Guillaume Ancel

Lufta në Bosnjë e Hercegovinë mund të ishte ndaluar në vetëm disa javë dhe gjenocidi në Srebrenicë mund të ishte parandaluar, por për këtë mungonte vullneti politik, mbi të gjitha, nga politika shtetërore e Francës, e cila ishte në krah të "agresorëve", duke zgjatur agoninë e luftës në BeH edhe me koston e degradimit të reputacionit të saj ndërkombëtar dhe dështimit për të përmbushur misionin e Kombeve të Bashkuara.

Ky është, me pak fjalë, qëndrimi i Guillaume Ancelit, një ish oficer francez njësia e të cilit u caktua në forcën paqeruajtëse të KB-së gjatë luftës në BeH, me detyrë për të eleminuar pozicionet e artilerisë nga e cila ishte shënjestruar Sarajeva. Por, siç thotë ai, ajo nuk arriti të kryejë misionin që e solli në BeH, por vetëm zgjati agoninë e luftës.

Fajtori, sipas Ancelit, është Franca, e cila nuk donte të përleshej me forcat serbe, të cilat, falë erës në shpinë nga Pallati Elysee, vranë civilë pa u ndëshkuar, duke ditur që ata nuk do të ndëshkoheshin ndërsa NPROFOR-i drejtohej nga një gjeneral francez Bernard Janvier.

Këto, si dhe shumë deklarata të tjera që përshkruajnë politikën franceze gjatë luftës në BeH, Ancel i ka shkruar në librin e tij "Erë e akullt mbi Sarajevë" dhe i ka paraqitur në një intervistë me Al Jazeera Balkans, në 25-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit.

- Kishim ardhur për të zbulonuar dhe shkatërruar artilerinë që bombardoi qytetin, por shpejt e kuptuam që misioni ynë ndërhyrës ishte bllokuar nga politika e ndjekur nga Elysee (Presidenca e Republikës Franceze) dhe që në fakt mbronte serbët sepse ata ishin aleatët tanë, edhe pse ishin serbët ata që ishin rrethuesit dhe agresorët e vërtetë në këtë konflikt.

Me fjalë të tjera, ne kishim ardhur për të parandaluar bombardimet e qytetit, por me ndalimin e sulmeve ndaj agresorëve, të cilat shpejt u bënë të padurueshme për ne, por edhe më shumë për Sarajevët e rrethuar, torturat e të cilëve ne vetëm i zgjatëm, thotë ai.

Ai thotë se madje servët janë kthyer kundër tyre, ndërsa kur Jacques Chirac në maj të vitit 1995 donte t'i ndryshojë gjërat, tashmë ishte tepër vonë, ndërsa serbët kishin marrë për pengje madje edhe pjesëtarë të helmetkaltërve, më së shumti francezë, të cilët i kanë dorëzuar vetëm pas bisedimeve shumë intensive të fshehta.

- Në korrik 1995, thotë më tej ANcel, serbët masakruan burrat e Srebrenicës, e cila duhej të ishte enklavë nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara, domethënë nën mbrojtjen tonë. Ne ishim dëshmitarë të pafuqishëm të këtyre masakrave dhe avionët tanë luftarakë u përdorën vetëm për të fotografuar vrasjet e kryera në hapësirë ​​të hapur, sikur serbët të donin të na thoshin 'shikoni, ne po vrasim pa ndonjë mundësi të ndëshkohemi për këtë, si zakonisht ...'.
Falë këtij dështimi të KB-së ndodhi ndërhyrja ushtarake e ShBA-së gjatë kohës së Bill Clintonit, me qëllim që të ndalonte ushtarakisht serbët dhe t'i detyronte të negocionin marrëveshjet e paqes, pas katër vjet pafuqie në të cilën Franca luajti një nga rolet më kritike, i cili asnjëherë nuk është pranuar publikisht, thotë ndër tjera oficeri francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat