Festa në mes të pandemisë/ Anglia lejon takimet familjare

Evropë

Festa në mes të pandemisë/ Anglia lejon takimet familjare

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Familjet mund t’i kremtojnë festat e fundvitit së bashku në Britaninë e Madhe, pas arritjes së një marrëveshjeje sipas të cilës do të lejohen grumbullime të mbledhura mes të afërmish.

Mediat britanike citojnë për këtë pohim të tyre burime qeveritare. Ato thonë se kryeministri Boris Johson pritet t’i bëjë publike shumë shpejt planet për rregullat që do të ndiqen gjatë periudhës festive, e që duket kanë shkaktuar debate mes ekspertëve shëndetësore, disa nga të cilët druhen se kjo lëvizje mund të çojë në rritjen e numrit të infektimeve.

Nuk dihet ndërkohë se sa familje do të lejohet të mblidhen bashkë për kremtime dhe për sa ditë do të lehtësohen masat kufizuese. Mendohet se për çdo rast se në Angli, Skoci, Wales dhe Irlandën e Veriut, lëshimet do të jenë për shumë pak ditë, teksa autoritetet paralajmërojnë se pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve, këto Krishtlindje sërish nuk do të jenë “normale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat