Virusi korona po i kositë klerikët e KOS-it: Deri tash mori pesë sish

Evropë

Virusi korona po i kositë klerikët e KOS-it: Deri tash mori pesë sish

Nga: B.S. Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 12:33
Klerikët serbë të vdekur nga virusi korona

Koronavirusi po bën kërdi në Serbi dhe rajon, spitalet janë plot, punonjësve shëndetësorë po u mbaron energjia, numri i rasteve të reja po rritet drastikisht çdo ditë dhe Kisha Ortodokse Serbe nuk është kursyer nga lufta me epideminë, kështu që një total prej pesë klerikësh kanë vdekur që nga fillimi i epidemisë, me sa dihet deri më tash, shkruan Nova.rs.

Pothuajse në fillim të epidemisë arrin lajmi për vdekjen e parë në mesin e klerikë.

Peshkopi Milutin i Valevës vdiq në moshën 79 vjeç, më 30 mars 2020, si pasojë e virusit Covid 19. Peshkopi Milutin vdiq  spitalin Dragisha Mishoviq në Beograd, ku po merrte trajtim.

Mitropoliti Amfilohije, i cili qëndroi në krye të liturgjive në Malin e Zi dhe i cili është meritor për rënien e Milo Gjukanoviqit dhe tërmetit të madh politik në këtë vend, vdiq  më 30 tetor, në Qendrën Spitalore Klinike të Malit të Zi.

Mitropoliti Amfilohije u diagnostikua me koronavirus më 6 tetor, kur u shtrua në Qendrën Klinike të Malit të Zi.

Patriarku Irinej mori pjesë në varrimin e Amfilohije më 1 nëntor. Vetëm tre ditë më vonë, infeksioni u diagnostikua në kreun e Kishës Ortodokse Serbe. Patriarku Irinej ka marrë trajtim në Spitalin ushtarak "Karaburma" që nga 5 nëntori. Lajmi zyrtar për vdekjen e tij arriti në 20 nëntor në orët e para të mëngjesit.

Vetëm një ditë më vonë, më 21 nëntor, mbërriti lajmi për vdekjen e ish-peshkopit të Rashkës dhe Prizrenit, Artemije. Ky informacion u bë i ditur nga kryetarja e Lëvizjes evropiane të serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq.
Megjithëse klerik, Peshkopi Artemije nuk mund të llogaritet si anëtar i Kishës Ortodokse Serbe, sepse në historinë e kohëve të fundit të Kishës Ortodokse Serbe, ai është i vetmi që u shkarkua dhe iu mor grada.

Në të njëjtën ditë, më 21 tetor, murgesha Nina ndërroi jetë në Patriarkanën e Pejës.

Abatja e Patriarkanës së Pejës, Haritina, deklaroi më 16 nëntor se dhjetë murgesha ishin infektuar me koronavirus në atë manastir dhe se të gjitha ishin në vetë-izolim. Abatja tha se edhe ajo është sëmurë nga Covid 19-shi dhe se kishte qenë në spital në Lapnasellë afër Graçanicës për dhjetë ditë për shkak të pneumonisë. Ajo gjithashtu tha atëherë se manastiri ishte i mbyllur dhe vizitat nuk do të lejoheshin ndërsa epidemia po vazhdonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat